Skuadra e Prishtinës ishte në qendër të diskutimeve për momentin jo të mirë që po mbretëronte brenda ambienteve të klubit.
Kishte disa largime nga klubi dhe po ashtu problemet financiare e kishin rënduar gjendjen tek skuadra më e trofeshme e futbollit kosovar.
Megjithatë, duket se tashmë gjërat po shkojnë drejt përmirësimit.
Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se tashmë klubi ka ekzekutuar dy paga në drejtim të futbollistëve, me atmosferën brenda klubit që po ndryshon për të mirë.
Të njëjtat burime tregojnë se skuadra do të udhëtojë ditën e hënë në Antalia të Turqisë për fazën më të rëndësishme përgatitore para sezonit pranveror.