‘Marre për Liridon Ahmetin dhe Genc Nuzën’

Ndeshja ndërmjet Kosovës së Vushtrrisë dhe Trepçës nuk ka kaluar pa eksese dhe fjalë.

Mesfushori i Trepçës, Flakron Ibërdemaj thotë se gjatë gjithë ndeshjes është provokuar dhe goditur nga Liridon Ahmeti në sy të gjyqtarit Genc Nuza. “Gjatë gjithë ndeshjes Liridon Ahmeti më ka ofenduar dhe më ka goditur me bërryl në fytyrë dhe atë në sy të Genc Nuzës. Ai nuk e përjashtoi ndërsa Ahmeti edhe atë e ka ofenduar në sy të tij por Nuza nuk guxoi ta përjashtoi. Nuk mundesha as të vrapoja nga grushtet dhe bërrylat e Ahmetit, ndërsa Nuza më thoshte mos u rrëzo se të jap kartonë të kuq. Nuk na duhen këso gjyqtarësh frikacakë dhe këso lojtarësh si Ahmeti”, pohoi Ibërdemaj për Gazetënolle.com.

Ndeshja u mbyll me fitoren e Kosovës së Vushtrrisë 1:0 me golin e Faruk Statovcit.