Marotta: Nuk ka oferta për Vidalin dhe Llorenten

Shefi ekzekutiv i Juventusit, Giuseppe Marotta thotë se klubi nuk ka marrë ndonjë ofron për Arturo Vidal dhe Fernado Llorente, ndërsa është dnarë i kënaqur me atë që ka bërë deri tani në afatin kalimtar.

Në media është folur shumë për një largim të mundshëm të Vidal dhe Llorente por Marotta insiston se nuk ka oferta për lojtarët.

“Ne nuk kemi marrë asnjë ofertë për Llorenten ose Vidalin”, tha Marotta për ‘La Gazzetta dello Sport’.

“Nuk ka negociata të vazhdueshme për Vidalin, i cili ka qenë objekt i dëshirës për gjysmën e Evropës. Ne nuk kemi interes për ta shitur atë”.

Llorente ka qenë në shënjestër të disa skuadrave, por ende nuk ka ofertë.