Maroku dhe Kroacia ndajnë pikët në sfidën e parë të ditës së sotme

Ka përfunduar pa gola, 0-0 ndeshja ndërmjet Marokut dhe Kroacisë. 

Është kjo ndeshja e radhës që mbyllet me barazim në Botëror, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja ishte mjaftë e hapur me aksione të bukura në të dy anët, megjithatë ekipet dështuan të gjenin golin e fitores.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e parë të Grupit G në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet sonte ndërmjet Belgjikës dhe Kanadasë. /Gazeta Olle/ 

Drita – Liria, dy gola të shënuara në pjesën e parë

Gjermani – Japoni, formacionet zyrtare