Marko Simonovski, makth për skuadrën e Inter Turkut

Sulmuesi 30 vjeçar nga Shkupi është njohja e vetme e kundërshtarëve të Dritës në kualifikimet e Conference League, Inter Turkut.

Finlandezët megjithatë nuk kanë kujtime të mira nga Simonovski, kjo pasi futbollisti kishte qenë lojtari kyç në humbjen e tyre më të thellë si vendas(1-6 kundër Lahti)

Ai madje është futbollisti i fundit që ka realizuar tre-golësh në sezonin e rregullt të elitës finlandeze si kundërshtar në “Veritas Stadion”, aty ku Inter Turku zhvillon ndeshjet si vendase

Në xhiron e 27-të në vitin 2017 të Veikkausliiga, Simonovski shpërthente duke realizuar 3 gola dhe duke asistuar në një tjetër në ndeshjen: Inter Turku 1-6 Laht.

Një tregolësh tjetër i Markos në kualifikueset e Conference League do e bënte atë vetëm futbollistin e parë në historinë 32 vjeçare të Inter Turkut që realizon dy hat-trick ndaj kësaj skuadre.

Vetëm 11 lojtar i kanë realizuar hat-trick Inter Turkut që nga 1990 kur janë themeluar si klub. /Arbon Flugaj/

Ish-trajneri i Feronikelit, bëhet me skuadër të re

Llapi falënderon Valmir Veliun, pas zyrtarizimit të sulmuesit në Gaziantep