Mark Milicaj ka një porosi për Istogun

Besa – Istogu është sfida dukagjinase, që zhvillohet të dielën në “Shahin Haxhiislami”.

Pikërisht këto dy skuadra gjatë dimrit ishin në ‘luftë’ për Mark Milicajn, i cili kaloi nga Istogu te Besa. Paqja u rikthye kur pejanët paguan 5 mijë euro dëmshpërblim te Istogu.

Tani, Milicaj ka rastin të luajë ndaj ish-skuadrës së tij, me të cilën lëshoi deklarata bombastike pas ndarjes jo të mirë.

“Unë besoj se do të shënoj, e sa i përket asaj se a do të festoj, mbetet të shihet”, thotë Milicaj për GazetaOlle.com.

Sipas tij, kjo nuk është ndeshje e veçantë. “Jo, është ndeshje e njëjtë si gjithë të tjerat”.

Por cila është porosia e tij për Istogun. “Shihemi në Pejë”, tha sulmuesi nga Klina, që me Istogun bëri 9 gola në vjeshtë. (Gazeta Olle)