Mario Mitaj: Faleminderit atdheut tim, jemi një

Si gjithmonë Mario Mitaj nuk zhgënjen asnjëherë. Talenti i mbrojtjes edhe ndaj Gjeorgjisë shkelqeu në fushën e lojës.

Pavarësisht moshës së tij të re, siguria dhe loja e tij duken prej një “veteran”. Titullarë i padiskutueshëm te kuqezinjtë, me Sylvinhon që asnjëherë nuk e zëvendëson, duke e lënë në fushë për 90-të minuta. Ndaj gjeorgjianëve ishte një lider, 34 pasime, të gjitha të SAKTA! Asnjëherë s’e humbi topin, teksa e rikuperoi atë 4 herë. Thjesht i mrekullueshëm.

Pas kësaj fitore ka shkruar se gjithmonë e më shumë është emocion i bukur të fitosh me këtë fanellë.  Ndër të tjera falenderon edhe tifozët për mbështetjen, ndërsa shkruan se të gjithë JEMI NJË.

“Çdo herë dhe më i bukur emocioni i fitores me atdheun tim. Faleminderit të gjithë tifozëve për përkrahjen. NE JEMI NJË!”, shkruan talenti i Kombëtares.

Emërllahu dhe Jashari në balotazh se kush duhet të startoi ndaj Qipros

Një gjerman në krye të Anglisë, Tuchel gati të marr detyrën