Mario Mandzukic kryen testet mjekësore te kjo skuadër

Mario Mandzukic do të bëhet me skuadër të re.

Tashmë, sulmuesi kroat pritet të prezantohet te skuadra nga Katari, Al Duhail, shkruan Gazeta Olle.

Mandzukic, dje është parë duke kryer edhe testet mjekësore te kjo skuadër.

Siç raportojnë mediat italiane, Juventus pritet të fitoi rreth 5 milionë euro nga shitja e tij.

Kurse, te Juventusi, kroati ka zhvilluar 162 ndeshje, duke shënuar 44 gola.