Mario Balotelli mund të bëhet bashkëlojtar me Xherdan Shaqirin

Mario Balotelli ka gjasa të mëdha të përfundojë tek Stoke City dhe të bëhet bashkëlojtar me Xherdan Shaqirin.

Mediat angleze shkruajnë se Stoke është e interesuar të marrë Balotellin, i cili shihet si përforcim perfekt për këtë skuadër.

‘Hitc.com’ bënë të ditur se trajneri Mark Hughes e dëshiron shumë sulmuesin italian, të cilin dëshiron ta sjellë në ekip. Hughes është ithtar e lojtarëve me emër, prandaj në skuadër ka mbledhur Shaqirin, Bojan Krkiqin, Marko Arnautoviqin etj. /Olle