Marclei Cesar Chaves Santos, Ylli i Javës për xhiron e pestë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

 

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 5-të në Superligë është shpallur Marclei Cesar Chaves Santo i Ulpianës.

Marclei Cesar, qendër sulmuesi i skuadrës nga Lipjani kontriboi me dy gola të shënuar ndaj Gjilanit, për të arkëtuar fitoren e parë në edicionin 2021/22.

Çmimin “Ylli i javës” e dorëzoi Arianit Aliu, menaxher i operacioneve në BKT, dega Lipjan.

/Gazeta Olle/

Pesëshja dhe lojtari më i mirë i javës në Superligë

Miqësorja Kosovë – Shqipëri (U17), ja lista e futbollistëve të ftuar nga Abazi