Marchisio luan kundër Monacos

Claudio Marchisio mund të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio nuk e ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë dhe ai shumë shpejt pritet të jetë i gatshëm për Juventusin.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra italiane përmes faqes së tyre zyrtare.

“Pas ekzaminimeve mjekësore të gjurit të djathtë të Claudio Marchisios është vërtetuar se ai nuk e ka këputur ligamentin. Profesor Carlo Faletti ka thënë sugjeruar që lojtari të pushoj për disa ditë. Klubi shpreson që mesfushori të shërohet për dy javë dhe të jetë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Monacos”, shkruan Tuttosport.

Kujtojmë se më herët ishte thënë se Marchisio kishte këputur ligamentin e gjurit dhe se do të mungonte deri në 6 muaj.