Marchisio i Juventusit deri në vitin 2020

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli lëshon një deklaratë interesante dhe të interpretueshme për tifozët dhe Pol Pogban. Gjatë rinovimit të kontratës me Claudio Marchision, ai ka folur edhe për tema të ndryshme.

Tevez- “Nëse nuk gabohem ai është ende një lojtar i Juventusit. Për momentin di të them që dëshira e tij është të luajë në Argjentinë, por do të flasim në të ardhmen”.

Pogba- “Në futboll nuk ka asgjë absolute. Nuk mund të siguroj asgjë sepse mund të ndodhin gjëra si çështja Vieri. Pogba është i pashitshëm vetëm pas 1 shtatorit”.

Marchisio: Do të vazhdoj me numrin 8

Claudio Marchisio ka rinovuar kontratën me Juventusin edhe për 5 vitet e ardhshme. Mesfushori bardhezi ka thënë se është shumë i lumtur dhe do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 8. “Jam i lidhur me këtë fanellë. Fanellën me numrin 10 duhet ta mbajë një lojtar i madh dhe që shënon shumë gola. Për më tepër të argëtojë edhe publikun. Ne si Juventusi jemi rritur shumë dhe vitin e ardhshëm pres që të zhvillojmë ndeshje akoma më të mira”, ka thënë Principino.

Me Juventusin ka vazhduar edhe trajneri Max Allegri deri në vitin 2017.