“Marchetti u kthye badihava, sepse Berisha…”

Faqja italiane “Calciomercato.it”, e ka vlerësuar maksimalisht formën e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, duke thënë që Federico Marchetti është kthyer ‘badihava’ nga lëndimi.

Sipas këtij sajti, Berisha është një garacni për trajnerin e Lazios, Stafano Pioli, i cili pritet ta lë gardianin prishtinas startues.

“Etrit Berisha mbrojti me sukses portën e Lazios në ndeshjen ndaj Napolit. Marchetti është kthyer, por Berisha është një siguri e madhe për trajnerin Pioli”, shkruhet ndër tjera aty.

Berisha shkëlqeu ndaj Napolit, në barazimin e lacianëve 1:1 në kuadër të Kupës së Italisë. /Gazeta Olle