Marchetti pranë rinovimit, Lazio i beson më shumë atij se Berishës

Lazio i beson më shumë Federico Marchettit dhe ky nuk është një lajm aspak i mirë për Etrit Berishën, i cili është pranë një tjetër sezoni ku duhet të qëndrojë në bankinë.

Klubi kryeqytetas është duke e negociuar rinovimin me portierin italian, të cilit i skadon kontrata në vitin 2016.

Sipas “Sky Sport”, bisedimet po shkojnë mirë dhe gjasat janë të mëdha që Marchetti t’i thotë “po” rinovimit. /Olle