Marcelo mposht Ronaldon

Te skuadra e Real Madridit, e konsiderojnë fakt të kryer largimin e dy lojtarëve kryesore të skuadrës, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, aq sa është hapur debati se kujt duhet t’i kalojë shiriti i kapitenit për sezonin e ri futbollistik, duke qenë se portieri dhe mbrojtësi janë zgjedhje e parë dhe e dytë për të patur këtë rol në fushën e blertë.

E përditshmja spanjolle Marca, ka hapur një sondazh me lexuesit e saj, për të kuptuar se cili është mendimi i tifozërisë në lidhje me këtë cështje. Në garë për shiritin e kapitenit janë përfshirë mbrojtësi brazilian Marcelo dhe futbollisti më i rëndësishëm i Los Blancos, Cristiano Ronaldo.

Rezultatet e sondazhit janë befasuese, me shumë se 59% të të anketurave, janë pro mbajtjes së shiritit nga Marcelona, ndërsa pak më shumë se 40% në favor të Ronaldos.