E përditshmja prestigjoze spanjolle, Marca, pothuajse të gjitha artikujt e ditës së sotme, i ka kushtuar ndeshjes më të madhe në planet, atë kundër Barcelonës dhe Real Madridit.
Titulli në ballinën kryesore të të përditshmes Marca ka qenë shumë i thjeshtë, ‘MSN apo BBC?
Tashmë të gjithë e dimë se MSN është sulmi i Barcelonës që përbëhet nga Messi, Suarez dhe Neymar, teksa BBC është sulmi i Real Madridit që është i përbrë nga Benzema, Bale dhe Ronaldo.
Se cila skuadër dhe cila treshe sulmuese do të triumfojë, na mbetet të shihet në takimin e sotëm që fillon në ora 21:00.