Marca: Ibrahimovic i ri po shkëlqen te Frosinone

Arijon Ibrahimoviç, anësori me origjinë nga Kosova, është vetëm 17 vjeç dhe është në rrugën e duhur të bëhet një atraksion i vërtetë në futbollin evropian.

Arjoni është ende zyrtarisht lojtar i Bayern Munich, por që nga ky sezon është i huazuar te Frosinone. I riu bëri paraqitjen e tij të parë për skuadrën italiane, e cila luan në Serie A, kundër Romës më 1 tetor, por fillimin e parë e bëri kundër Torinos një muaj më vonë.

Në atë ndeshje Frosinone fitoi me rezultat 2-1, kurse Ibrahimovic u dallua me gol në minutën e 5-të.

Në ndeshjen e radhës, Arion e nisi sërish ndeshjen dhe e shpërbleu me një gol spektakolar dhe një asistim për fitoren 2-1 ndaj Empolit.

Ai u shpall lojtari i ndeshjes në paraqitjen e tij të katërt në Serie A.

Frosinone mund ta blejë Ibrahimoviçin për 3.5 milionë verën e ardhshme, dhe Bayern Munich mund ta kthejë atë në vitin 2024 për 11 milionë, ose në 2025 për 15 milionë euro.

Ibrahimovic, ka rrënjë kosovare dhe mund të luajë si sulmues krahu i majtë dhe i djathtë, si dhe në mesin e fushës. Ai kaloi shkollën e futbollit të Bayern Munich dhe më shumë gjasë ai do të pres Gjermaninë për ta përfaqësuar.

Zlatan Ibrahimovic u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar, por tani mund të kemi zëvendësuesin e tij. /Gazeta Olle/

Liria po vazhdon bisedimet me trajnerë, ende nuk ka marrëveshje finale

Emir Sahiti asiston në fitoren e Hajdukut