Maradona kandidon për president të FIFA-s

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona do të kandidojë për president të FIFA-s, pas dorëheqjes së Sepp Blatterit.

Ai ka vendosur t’i hyjë garës për të parin e futbollit botëror, dhe lajmin e ka zbuluar gazetari nga Uruguaji, Victor Hugo Morales, i cili ka thënë se Maradona e ka ftuar atë ta kandidojë për president.

“Ai më tha se do të kandidojë për president të FIFA-s dhe më autorizoi mua ta bëjë këtë”, shkroi Morales në ‘Twitterin’ e tij, raportojnë mediat spanjolle.

“Unë jam kandidati”, ishin dy fjalët që më tha Maradona, kur u këshillova me të rreth nominimeve për president të FIFA-s, shtoi në një status tjetër Morales.

Ishte presidenti i Venezuesla, Nicolas Maduro,ai që muaj më parë e ftoi Maradonën të kandidonte për president.