Maradona i rikthehet fushës

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, sot do t’i rikthehet fushës së gjelbër. Madje do të bëhet lojtar, e jo trajner, zeje të cilën e ushtroi në vitet e fundit.

Ai ka udhëtuar në Bogota derisa do të luajë në një ndeshje, që për karakter ka thirrjen për paqe në luftën që po zhvillohet mes ushtrisë së FARC-ut dhe qeverisë së Kolumbisë.

“Kushdo që e kupton, le ta dijë se unë nuk po bëjë gabim”, tha ai me të mbërritur në Kolumbi. Ai do të luajë bashkë me Asprillan dhe Freedy Corner. (Gazeta Olle)