Maqedonia në formë optimale para ndeshjes me Kosovën, mund Armeninë

Maqedonia e Veriut ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Armenisë, ne ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Vlen të theksohet se në këtë përballje u aktivizuan nga minuta e parë plot 4 futbollistë me origjinë shqiptarë.

Një tjetër fakt interesant është se të 3 golat u shënuan me 11-metërsha.

Ishte Ezgjan Alioski, ai që hapi serinë e golave në minutën e 5-të, duke kaluar vendasit në avantazh, ndërkohë në minutën e 38-të, maqedonasit realizuan sërish nga pika e bardhë e penalltisë, teksa kësaj here ishte Nestorovski, që goditi saktë.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, realizoi edhe skuadra armene, po nga pika e bardhë e penalltisë, me autor Barsegian.