Maqedonasit e ‘çmendur’ fyejnë shqiptarët në tribuna, Shkëndija fiton në fushë (FOTO)

Shkëndija e Tetovës e ka mundur Pelisterin në Manastir me shifrat 2:1.

Kjo ndeshje u përshkrua edhe me tensione pasi që tifozët maqedonas në tribuna fyen në baza etnike shqiptarët, raporton Gazetaolle.com.

Megjithatë, ajo çfarë bie në sy janë koret raciste që dëgjohen nga tifozët e Pelisterit. Ata kanë shpalosur parrullën ”Pravosllavie”, pra Ortodoksizëm.

Tifozët e Pelisterit ”Çkembari” gjithashtu thërrasin edhe ”Do t’u kryqëzojmë”, ”Shqiptar i mirë, shqiptarë i vdekur, si edhe thirrjen tashmë të njohur ”Shiptari”, edhe pse organizatori i ndeshjes u bëri thirrje për mbështetje korrekte dhe pa kore provokuese.

Megjithatë, në fund të ndeshjes ishin shqiptarët që festuan në fushë. /Olle

Shkendija pelister