Manxholli: Trajneri më beson, por dikush…

Portieri mitrovicas Enis Manxholli, në dy ndeshjet e fundit nuk është duke e mbrojtur portën e Trepçës ’89 . Ai thotë se trajneri ka besim në të, por dikush tjetër e dëshiron atë në bankë. “Në ndeshjen për Kupë e kam ditë se do të jem rezervist, ndërsa në ndeshjen kampionale jam befasuar kur e kam kuptuar se do të jem në bankinë. Dikush po dëshiron që unë të jem rezervist. Nuk i di arsyet. Trajneri sot më tha ‘unë të besoj ty, por…..’ Besoj që do të kthehem në formacion”, deklaroi Enis Manxholli për Gazetaolle.com.

Ai thotë që nuk është në krizë, por do ta pres rastin e tij edhe pse e ka të vështirë. “Nuk jam në krizë, jam i përgatitur mjaftë mirë dhe do të pres edhe disa ndeshje. Ta shikosh skuadrën nga banka rezervë për mua është mjaftë e vështirë, por jam i lumtur që kemi arritur rezultate pozitive, duhet të jemi ekip më i vendosur”, pohoi Manxholli.

Trepça ’89 do të përballet me Hajvalinë në fundjavë, ndërsa Manxholli kërkon nga skuadra e tij fitore, por edhe barazimi nuk do të prishte punë. “Jemi në ‘luftë’ për titull dhe ndaj Hajvalisë duhet të futemi me angazhim maksimal për të arritur fitore, kur dihet që Feronikeli shënoi fitore sot, andaj duhet ta fitojmë ndeshjen. Edhe barazimi nuk është i keq, ka edhe shumë ndeshje”, përfundoi Manxholli.