Manxholli: Me Tovërlanin kthehem titullar dhe luftojmë për titull

Portieri i Trepçës ’89, Enis Manxholli, beson që me ardhjen e Afrim Tovërlanit në krye të skuadrës, 89-shi do të luftojë deri në fund për titullin kampion.

Ai gjithashtu shpreson që do të kthehet si startues në portën e mitrovicasve, pasi që ish-trajneri, Fahredin Duraku, e kishte lënë në bankën rezervë.

“Nuk e di se çfarë ndodhi me Durakun i cili më la rezervë në ndeshjet e para të pranverës. Por shpresoj që me ardhjen e Tovërlanit do të rikthehem menjëherë startues. Ai është një trajner fitues dhe besoj që do të luftojmë deri në fund për titullin kampion”, deklaroi Manxholli për Gazetaolle.com.

Ndryshe, 89-shi sot e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në krye me trajnerin e ri, Afrim Tovërlanin. Ai do të debutojë me minatorët në ndeshjen kundër Vëllaznimit. /Gazeta Olle