Manxholli: Fitojmë derbin dhe rikthejmë vetëbesimin  

Portieri i Trepçës ’89, Enis Manxholli, thotë që skuadra e tij është favorite në ndeshjen që ajo sot do ta zhvillojë kundër Trepçës në kuadër të Digitalb Kupës së Kosovës.

“Derbi lokal është gjithmonë është i vështirë, por mendoj që ne jemi favorit në këtë ndeshje dhe duhet ta fitojmë atë për ta kthyer vetëbesimin në skuadër. Ndoshta fusha e rëndë do të na pengojë për ta zhvilluar një lojë të mirë, por jemi optimist për kualifikim”, deklaroi Manxholli për Gazetën Olle.

Trepça-Trepça ’89 fillon prej orës 13:00, ndërsa mbetet të shihet nëse fusha e “Adem Jasharit” do të jetë gati. /Gazeta Olle