Mankenda me mesazh emocionues pas largimit nga Prishtina: Dijeni se do të jem gjithmonë mirënjohës

Prishtina përmes një postimi ka njoftuar se Gauthier Mankenda nuk do të jetë më pjesë e klubit.

Anësori ishte pjesë e kryeqytetasve për katër sezone, ndërsa klubi i ka uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës, shkruan Gazeta Olle.

Mankenda me anë të një postimi në rrjetin e tij social, ka theksuar se ishte nder për të që të mbart ngjyrat bardhëkaltër dhe falënderon me të gjithë ata që ka punuar, e në veçanti “Plisat”.

Postimi i Mankendas:

“Ishte një privilegj të bartja ngjyrat e bardhë e kaltër dhe kujtimet që kam pasur këtu do t’i kujtoj gjithmonë, faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerit, shabit teknik dhe menaxhmentit. Për të gjithë fansat dhe PLISAT, dijeni se do të jem gjithmonë mirënjohës për dashurinë tuaj dhe mbështetjen e palodhur. I uroj klubit të gjithë të mirat”, ka shkruar Mankenda.

/Gazeta Olle/

Ardit Tahiri falënderon Besën për bashkëpunimin

Vëllai i Mario Gotzes dëmtohet rëndë në kokë pas një dueli, dërgohet me urgjencë në spital