FC Shkupi që vitin e kaluar e mbylli si nënkampione sezonën në kampionati maqedonas, duket se këtë vit do të jenë kandidatët kryesor për titullin kampion.
Pas 14-të javësh skuadra bardhekaltërt kryeson renditjen në MFL, katër pikë para Akademija Pandev.
Serinë e golave për Shkupin në fitoren 5-0 kundër Pellister e hapi në minutën e 11-të Cvetanovski, deri në përfundim të pjesës së parë lojtarët e Shkupit shënuan dhe dy herë me Markoski dhe Cvetanoski.
Në pjesën e dytë në listën e golashënuesve u shënua dhe Gjorgjievski, ndërsa për epilogun final të takimit u përkujdes Cheshmedijev në minutën e 85-të.