Mandzukiç tek Milani, nesër vizitat mjekësore

Pothuajse e kryer për Mario Mandzukiç tek Milani. Sulmuesi kroat do të zbarkojë nesër në “Malpensa” dhe do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore mëngjesin e nesërm, transmeton Gazeta Olle.

Këtë lajm e konfirmon “TuttoMercatoWeb”, e cila shkruan se sulmuesi 34-vjeçar kroat do t’i bashkohet kuqezinjve mëngjesin e së hënës duke kryer ekzaminimet e vizitave mjekësore dhe më pas për të hedhur “të zezën në të bardhë” me skuadrën e tij të re.

Mandzukiç transferohet tek kuqezinjtë si lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij në Katar me ekipin e Al-Duahil.

Gjiganti kroat ka 6 muaj pa zhvilluar një ndeshje zyrtare, por stërvitjet nuk i ka ndalur aspak në këtë hark kohor kur ka qenë pa ekip.