Mancini vendos për Shaqirin

Mesfushori kosovar nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri pritët të luajë titullar në ndeshjen kundër Fiorentinës, e cila zhvillohet sot në orën 18:00.

Këtë lajm e bëri të ditur trajneri Roberto Mançini. Tekniku italian pati fjalë të mira për ish-anëtarin e Bazelit dhe Bayern Munchen.

“Xherdan Shaqiri mund të luajë sepse pushoi ndaj Cagliarit. Ai është një futbollist i ri në moshë dhe arrin t’i rikuperojë shpejt energjitë e shpenzuara”, tha Mancini.