Mancini vendos për Shaqirin

Mesfushori shqiptar Xherdan Shaqiri pritet të jetë titullar te skuadra e Interit që të dielën do të luajë në udhëtim kundër Napolit, në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A, bënë të ditur ‘Calciomercato’.

“Mancini është i vendosur që të luajë me Shaqirin prej fillimit kundër Napolit, pasi mesfushori i Përfaqësueses së Zvicrës po i jep dinamikë lojës së Interit. Mancini nuk do ta përsëritë gabimin e fundjavës së shkuar kur me Fiorentinën e inkuadroi Shaqirin në pjesëlojën e dytë”, shkruan gazeta italiane, transmeton koha.net.

Mesfushori 23-vjeçar, gjatë miniafatit kalimtar të janarit u transferua tek Interi nga skuadra e Bayern Muenchenit. Ai deri më tash ka regjistruar nëntë paraqitje në Serie A dhe ka shënuar një gol. Aktualisht Interi renditet në pozitën e nëntë me 35 pikë.