Mancini tregon pse nuk luajti Shaqiri

Inter është kthyer te fitorja duke mposhtur në shtëpi Veronan me rezultat 3:0. Në këtë ndeshje nuk u paraqit fare ylli kosovar Xherdan Shaqiri.

Por pas ndeshjes trajneri Roberto Mancini, tha se Shaqiri ka nevojë për kohë deri sa të ambientohet transmeton GazetaOlle.com

“Shaqiri mungoi sot pasi ka nevojë ende edhe për pak kohë që të ambientohet. Nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe unë perferova Hernanes. Shaqiri është i mrekullueshëm dhe sapo të ambientohet do të bëjë gjërat të ndodhin. Por ka nevoj ende për pak kohë”, u shpreh fillimisht Mancini.

Ndryshe trajneri italian zbuloi se Shaqiri pritet të jetë nga minuta e parë në derbin ndaj Milanit.

“Në ndeshjen derbi, besoj se ai do të jetë nga minuta e parë”, u shpreh shkurtimisht Mancini.