Mancini: Shaqiri po ushtron mirë, por nuk e di se a do të luajë

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka folur edhe për formën aktuale të Xherdan Shaqirit para ndeshjes ndaj Juventusit, duke thënë që ai po ushtron mirë.

“Shaqiri? Nuk e di nëse do të luajë, mirëpo nëse do të jetë në fushë, shpresoj që do të bëjë një paraqitje pozitive. Shaqiri ka ushtruar shumë mirë gjatë kohëve të fundit”, ka thënë ndër tjera Mancini.

Sipas mediave italiane, Shaqiri pritet të luajë nga minuta e parë në ndeshjen kundër rivalit të urryer. /Gazeta Olle