Mancini premton transferimin e një top-lojtari

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka garantuar se gjatë verës do ta transferojë një top-lojtar te klubi italian.

Italiani që një kohë të gjatë është i lidhur me Yaya Touren. Mancini raportohej se i kishte kërkuar drejtorit sportiv të klubit, Piero Ausilio, që ta transferonte ish-mesfushorin e Barcelonës.

“Do të luftojmë që në fund të kualifikohemi për Europa Ligë. Vitin e ardhshëm do të luftojmë për Scudetto. Gjatë verës do të nënshkruajmë një top-lojtar, sepse ne jemi Interi, një top-skuadër”, është përgjigjur Mancini në pyetjet e fansave në Facebook.

“Më pëlqen Matteo Darmian i Torinos. Kontrata e James Milnerit është afër skadimit dhe ai do të vendosë për më të mirën për të. Yaya Toure është lojtar i Cityt, Yevhen Konoplyanka dhe Mattia Perin që të dy janë lojtarë të mirë. Piero Ausilio është duke punuar në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Mancini në fund foli edhe për Xherdan Shaqirin. Ai tha se pozita në të cilën është duke luajtur tani, si sulmues anësor, është pozita më e mirë për 23-vjeçarin.