Mancini pas përjashtimit të Melos: Gomar

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka shpërthyer pas përjashtimit të futbollistit të tij, Felipe Melo, me karton të kuq në minutën e 61-të, në ndeshjen ndaj Bolognës.

“Gomar”, raportohet të ketë thënë Mancini, me mediat italiane që parashtrojnë pyetjen se kujt i tha kështu tekniku italian, Melos apo gjyqtarit kryesor.

Gjithsesi, Interi e fitoi takimin ndaj Bolognës 1:0, falë golit të Mauro Icardit në minutën e 67-të. Me këto tre pikë, zikaltërit janë ngjitur në vendin e parë të Series A me 21 pikë të tubuara. /Olle