Mancini: Nuk kishte zënka në dhomat e zhveshjes

Pas humbjes nga Lazio te skuadra e Interit flitej se ka plasur sherri mes trajnerit dhe lojtarëve.

Por trajneri i Interit, Roberto Mancini i ka mohuar këto shkrime të ‘Gazetta.it’.

“Njerëzit nuk duhet të bëjë supozime për ato që ndodhin brenda në ekip. Djemtë kanë qenë fantastikë deri tani dhe ne jemi ende krye të ligës”, ka thënë Mancini.

Edhe klubi ka lëshuar një deklaratë për ngjarjet e fundit. “Inter është në krye të tabelës dhe ka humbur vetëm një ndeshje dje”, thuhet në deklaratë.

Flitet se pas ndeshjes Mancini sulmoi me fjalë malazezin Stevan Jovetic, i cili deshi ta sulmojë, por u dal nga lojtarët.

Edhe kapiteni Mauro Icardi është fjalosur me Felipe Melon që u ndëshkua me të kuq.