Mancini ka disa fjalë për lëndimin dhe mungesën e Shaqirit

Xherdan Shaqiri lëshoi fushën pas 24 minutave në takimin me Cesenan, për shkak të lëndimit të muskulit.

Trajneri i Interit, në konferencën për shtyp pas barazimit 1:1 komentoi edhe lëndimin e yllit kosovar.

I pyetur se a do të luajë të enjten në takimin e kthimit të Europa Ligës me Wolfsburgun, Mancini tha: “Shaqiri në fushë të enjten? Nëse është problemi tek muskujut, gjë që unë besoj se është, është shumë e vështirë të luajë”.

Në orët në vazhdim, ekzaminimet mjekësore do të saktësojnë lëndimin e Xherdanit. (Gazeta Olle)