Mancini i sigurtë për Touren

Një skuadër e ndërtuar sipas mënyrës së tij, këtë dëshiron të bëjë Roberto Mancini me Interin e sezonit të ardhshëm. Sic janë shprehur së fundmi edhe drejtuesit pavarësisht problemeve me fair-play-in financiar, trajneri 50-vjecar do të ketë dorë të lirë në merkato për të marrë në ekip lojtarët që dëshiron. Megjithatë aktualisht vëmendja e Mancinit është te e tashmja që përkon me pjesën e mbetur të këtij sezoni, ku zikaltërit kanë ende objektiva madhorë për të arritur. Në një intervistë tekniku italian vlerësoi paraqitjen e  skuadrës gjatë kësaj periudhe edhe pse rezultatet nuk qenë ato që prisnin të gjithë.

“Me mbërritjen time këtu, jam përpjekur t’u jap më shumë besim futbollistësve morali i të cilëve ishte përtokë pas ndryshimit të trajnerit. Unë trajnoj prej shumë vitesh por kjo është hera e parë që gjej në skuadër djem të cilët janë vendosur në dispozicionin tim që nga momenti i parë dhe janë përmirësuar në një kohë shumë të shkurtër edhe pa përgatitjen e nevojshme. Progresi i skuadrës gjatë kësaj periudhe ka qenë me të vërtetë i madh. Djemtë punojnë mirë edhe pse vazhdojmë të bëjmë gabime elementare. Skuadra është rritur shumë përsa i përket mentalitetit të lojës”.

Mancini është i sigurtë se Interi i tij sezonin e ardhshëm do të jetë një rival i denjë në luftën për titullin kampion.

“Kam besim se nëse hedhim tashmë bazat dhe vazhdojmë të përgatitemi ashtu sic duhet, sezonin e ardhshëm Interi mund të luftojë për titullin kampion në Serinë A. A do të kualfikohemi në Champions ? 4 ndeshjet e radhës në kampionat do të jenë përcaktuese për fatin tone”.

Merkato vazhdon të mbetet një temë e nxehtë në shtëpinë e Interit. Objektivat janë të shumtë por Mancini nuk fshihet kur pyetet për futbollistët që dëshiron të ketë në skuadër.

“E kam thënë edhe më parë duam të kemi në skuadër Yaya Tuore-në.  Ai ka luajtur në të gjitha kampionatet e rëndësishme përvec Italisë dhe Gjermanisë. Nëse Yaya dëshiron të ketë një eksperiencë në Itali, ekziston mundësia që ai të jetë pjesë jona. Për një gjë të jeni të sigurt në Serinë A, Toure mund të luajë vetëm me Interin. A kemi blerë tashmë Toulaluon-in? Për këtë duhet të pyesni Ausilion. Jeremy mund të luajë si me Toure ashtu edhe me Guarin e Medel pasi është një mesfushor i gjithanshëm. Perin nëse ikën Handanovic? Perin më ngjason shumë me Walter Zengën. Sa i përket Icardit jam i sigurt se ai do të qëndrojë këtu edhe për shumë vite të tjera”.