Mancini: E mrekullueshme nëse Italia fiton Ligën e Kombeve pas Evropianit

Përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini është gati për ndeshjen ndaj Spanjës dhe thotë se do ishte e mrekullueshme nëse fitojnë Ligën e Kombeve.

“Azzurët” janë të pamposhtur në 36 ndeshje, derisa në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve përballen ndaj Spanjës. .

Dy skuadrat janë takuar në “Wembley”, derisa Italia fitoi në penallti.

“Spanja ishte skuadra që vuajtëm më së shumti në Euro 2020. Janë skuadër e mirë me lojtarë të mirë”.

“Do jetë ndeshje e mirë. Do jetë më ndryshe këtë herë”.

“Do ishte e mrekullueshme të fitojmë Ligën e Kombeve pas Kampionatit Evropian dhe do ishte e mrekullueshme të kualifikohemi më herët për Kupën e Botës, por nuk do jetë e lehtë”.

Fituesi i ndeshjes Itali – Spanjë, do përballet me fituesin e përballjes Francë – Belgjikë.

“Ajo foto nuk lëviz nga shtëpia ime, madje edhe gruaja e mban në telefon” Ibrahimovic tregon kuriozitetin

Duel interesant në finalen e Superkupës