Manchesteri është i kuq!

Manchester United ka arritur të shënojë fitore bindëse me rezultat 4-2 në shtëpi kundër Manchester Cityt, në derbin e kësaj jave në Premier Ligë. Aguero në minutën e8’ shënoi i pari për Cityn, para se Ashley Young të shënojë në minutën e 14’ për të barazuar rezultatin.

Dhe, në minutën e 27’ Fellaini shënon për të kaluar Unitedin në epërsi, para se Mata në minutën e 67’ dhe Smalling në 73’ të thellojnë epërsinë e United.

Në minutën e 89’ Sergio Aguero shënon golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të dytin për skuadrën e tij.

Me këtë fitore, Manchester United është në vendin e tretë me 65 pikë, katër më shumë se Manchester City që është në vendin e katërt.