Manchester United – Villarreal, në këtë datë zhvillohet finalja e Europa Ligës

Tashmë janë caktuar edhe dy finalistë e Europa Ligës për sezonin 2020/21.

Villarreali ka eleminuar Arsenalin ndërsa Manchester United ka eleminuar Romën që do të thotë se finalja do të jetë anglo-spanjolle, shkruan Gazeta Olle.

Spanjollët fituan 2-1 në takimin e parë ndaj Londinezëve, derisa në atë të kthimit ia dolën të ruajnë rezultatin duke e mbyllur takimin 0-0.

Në ndeshjen tjetër, “Djajtë e Kuq” i kanë eleminuar “Gjallorosët” me rezultat të përgjithshëm 8-5.

Finalja e Europa Ligës, Manchester United – Villarreal do të zhvillohet me 26 maj në Poloni në “Arena Gdańsk” nga ora 21:00.

/Gazeta Olle.