Manchester United vendos për Januzajn

Mesfushori kosovar, Adnan Januzaj nuk do të jetë më futbollist i Manchester Unitedit, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas portalit “CalcioBlog.it”, menaxheri i gjigantit nga Old Trafford, Louis van Gaal ka vendosur të sakrifikojë reprezentuesin belg për të sjellë një përforcim të madh për sezonin e ri.

Januzaj është duke u aktivizuar vazhdimisht si rezervist, gjatë këtij sezoni.
Edhe pse në disa ballafaqime ai shfaqi lojë të mirë pas inkuadrimit në lojë, Van Gaal asnjëherë nuk e ka vulosur besimin e tij dhe tani thuhet se do ta shesë Januzajn.

Mesfushori së fundmi është përmendur si objektiv i Juventusit e Romës në Serie A, si dhe Aston Villas në Premierligë.