Manchester United triumfon ndaj Arsenalit në ndeshjen spektakolare në “Old Trafford”

Ndeshje e bukur është zhvilluar në Old Trafford ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, të cilën e fitoi skuadra vendase me rezultat 3-2.

Emile Smith Rowe e hapi serinë e golave (13’) pas asistimit nga Mohamed Elneny duke i kaluar në epërsi Topçinjtë.

Bruno Fernandes me një goditje qendrore e barazoi rezultatin (44). Asistimi final ishte i Fred, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifra identike.

Në fraksionin e dytë doli në skenë Cristiano Ronaldo (52’), i cili pas asistimit nga Marcus Rashford, i kaloi Djajtë e Kuq në epërsi.

Reagimi i mysfairëve ishte i shpejtë dhe Martin Odegaard i nivelizoi sërish shifrat (54’).

Porse një ndërhyrje e gabuar në Fred u ndëshkua me penallti pas konsultimit të VAR-it dhe Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar në mes të portës (70’).

Me këtë fitore, Man Utd ngjitet në pozitën e shtatë me 21 pikë, ndërsa Arsenali ka 23 pikë në pozitën e pestë.

Labëria e merr me humor ndeshjen në stadiumin e përmbytur: I lutemi Zotit për pak diell

Cristiano Ronaldo kaloi shifrën e 800 golave të shënuar, ku gjendet Messi?