Manchester United shokohet në “Old Trafford” nga Bournemouth

Manchester United ka pësuar humbje me rezultat 3-0 ndaj Bournemouth në “Old Trafford”, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16-të në Ligën Premier.

Mysafirët kaluan në avantazh në minutën e pestë përmes Dominic Solankes i cili e mposhti Onanan për 1-0 pas asistimit të Lewis Cook.

Bournemouth shënoi edhe një herë tjetër në mintuën e 24-të, por goli i Marcus Tavernier u anulua për pozitë jashtë loje.

Me epërsi minimale të Bournemouth u mbyll 45 minutëshi i parë i kësaj sfide.

 

Në pjesën e dytë mysafirët vazhduan me avazin e njëjtë, duke dominuar “Djajtë e Kuq” me raste shënimi.

Fillimisht ata dyfishuan epërsinë përmes Philip Biling i cili në minutën e 68-të shënon me kokë për rezultatin 2-0.

Vetëm disa minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 74-të, Marco Senesi shënon për 3-0 dhe përkujdeset që t’i japë fund shpresave të United për të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Kjo ishte humbja e dytë në pesë ndeshjet e fundit në Ligën Premier për ekipin e Ten Hag dhe tani mbajnë pozitën e gjashtë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.

Javën e ardhshme Unitedi do të ketë punë të vështirë, teksa do të udhëtojë për në “Anfield” për t’u përballur me Liverpoolin./Gazeta Olle/

Talenti kosovar dhuron spektakël dhe shënon pesë gola në Çeki

Ibrahimovic konfirmon rikthimin te Milani