Manchester United shet Van Persien për yllin e PSG-s

Manchester United pritet të befasojë gjatë verës, pasi dëshiron ta hedh në transfer listë, sulmuesin e saj Robin van Persie.

Kështu shkruan sot Daily Mail, derisa në të përditshmen tjetër angleze, Daily Mirror, bëhet e ditur zëvendësuesi i tij.

“Djajtë e Kuq duan të shfrytëzojnë situatën jo të mirë të Cavanit te PSG dhe të marrin atë si zëvendësues të Van Persiet”, shkruan Daily Mirror.