Manchester United pas De Vrij

Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi ndërsa tash e doisa ditë është përfolur emri i Sergio Ramos.

Spanjolli sipas mediave dëshiron qëndrimin në Real Madrid, ndërsa në radarin e Louis Van Gaal kthehet mbrojtësi i Lazios Stefan De Vrij.

Sipas gazetës holandeze De Telegraaf, trajneri i Manchester United është duke menduar për lojtarin e Lazios, duke pasur parasysh vështirësitë në negociatat me Real Madridin për Sergio Ramosin.