“Man Utd nuk do ta fitojë Premierligën as këtë sezon”

Ish-trajneri i Queens Park Rangers, Harry Redknap, beson se as këtë sezon Manchester United nuk do ta fitojë Premierligën angleze.

“Djajtë e Kuq” e mbyllën sezonin e kaluar në vendin e katërt.

“Ta mbyllësh sezonin në vendin e katërt nuk është sukses për Manchesterin. Ata janë skuadër që duhet fituar ligën. Ata shpenzuan shumë vitin e kaluar dhe përfunduan në vendin e katërt, prandaj nuk e shoh se do ta fitojnë as këtë vit”, tha trajneri i mirënjohur për revistën ‘FourFourTwo’.