Manchester United në bisedime me sponsor të ri, gati të thyej rekord shifrash sponsorisimi

Manchester United është një klub shumë popullor dhe me shumë fansa të cilët e përcjellin në të gjithë botën.

Klubi nga Manchesteri që nga viti 2014 ka marrëveshje sponsorizimi me gjigantin amerikan të makinave ‘Chevrolet’, e cila thuhet të jetë 64 milion funta, shkruan Gazeta Olle.

Por, Djajtë e Kuq janë gati për një marrëveshje tjetër me një sponsor të ri, që flitet të jetë diku rreth 70 milion funta.

Marrëveshja me Chevrolet do të përfundojë gjatë këtij viti.

Nërkohë, nuk është bërë e ditur ende kompania me të cilën mund të fillon bashkëpunimin Man.United.

Gjatë vitit të fundit pandemik, bëhet e ditur që 20 herë fituesi i Ligës Angleze ka humbur rreth 100 milion funta.

/Gazeta Olle/