Manchester United mposht Arsenalin, transferon lojtarin e tretë në merkato

Djajtë e Kuq janë duke bërë një nga merkatot më të mira në vitet e fundit, duke arritur të nënshkruajnë me Tyrell Malacia. Christian Eriksen dhe tashmë e konfirmuar nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Lisandro Martinez nga Ajax, kalon te Manchester United për 55 milionë euro, Arsenal ishin shumë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit, por në fund nuk arritën të fitonin betejën me djajtë.

Ndikimi i ish-trajnerit të Ajax, Erik Ten Hag ka qenë i madh në arritjen e marrëveshjes me argjentinasin Martinez, duke shtuar cilësi në repartin defensivë të skuadrës së kuqe nga Manchesteri, shkruan Gazeta OLLE.

Momentalisht United janë duke punuar në nënshkrimin e Frenkie De Jong, klubi anglez dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje, por lojtari nuk e ka në plane të largohet nga Camp Nou, dhe dëshira e tij është të qëndroj në skuadrën e Xavit.

/Gazeta OLLE/

Mirlind Daku i dërgon në pushime skuadrën nga Moldavia

Zbulohet data se kur hidhet shorti për edicionin 2022/23