Manchester United merr fitore të rëndësishme në udhëtim te Nottingham Forest

Manchester United ka triumfuar 2-0 ndaj Nottingham Forestit në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premeir.

Ishte minuta e 20-të e takimit kur vendasit kërkuan penallti për një lojë me dorë nga Harry Maguire, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari Simon Hopper bëri të ditur se loja duhej të vazhdonte.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 32-të, kur Antony realizoi nga afërsia për 1-0.

Bruno Fernandes (57’), e goditi shtyllën horizontale, por topi do të ishte futur brenda nëse nuk do të prekej nga portieri Kylor Navas.

Ishte minuta e 76-të e takimit kur Antony Asistoi te Diogo Dalot, që realizoi për 2-0, për t’i siguruar ekipit të tij tri pikë.

Pas javës së 31-të, Manchester United është në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa në xhiron e 32-të do të kenë punë me Tottenhamin.

 

Rezultatet dhe tabela në dy grupet e Ligës së Parë pas xhiros së 22-të, garë e ashpër për rikthimin në elitë

Trepça mposht Prishtinën në Minatori, barazohet seria gjysmëfinale