Manchester United merr fitore të lehtë në EFL Cup

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Charlton me rezultat 3-0 për të kaluar në gjysmëfinale të EFL Cup.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, që shënuan që në rastin e parë.

Zhvillohej minuta e 21-të e ndeshjes, kur Antony me një gjuajte të bukur arriti të shënonte për 1-0.

Në pjesën e parë rast të mirë kishte edhe Fred që tentoi, por që nuk ishte i saktë.

Më të filluar fraksioni i dytë United gjeti edhe golin e dytë me Anthony Elangan, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas tij raste të mira kishin edhe Alejandro Garnacho dhe Christan Erikssen, por që nuk arritën të shënonin.

Krejt në fund të ndeshjes, tashmë i zakonshmi Marcus Rashford shënoi për 2-0.

Por kjo nuk ishte e fundit për Rashford, i cili shënoi edhe njëherë për 3-0.

Me këtë fitore Djajtë e Kuq kalojnë në gjysmëfinale, ku me short do ta mësojnë kundërshtarin.

Përkundër kalimit te Al Nassr, Ronaldo ende nuk është futbollisti më i pasur në botë: Ish-ylli i Leicesterit ka 15 herë më së shumë pasuri se CR7

Interi eliminon Parmën me shumë vuajtje