Manchester United konfirmon super-transferimin e parë (FOTO)

Gjiganti anglez, Manchester United më në fund bën goditjen e parë në merkaton e verës.

Lindelof është përforcimi i parë për trajnerin Jose Mourinho, teksa “djajtë e kuq” kanë paguar 35 milionë euro te Benfica për transferimin e tij.

Manchester United e ka zyrtarizuar blerjen e qendërmbrojtësi suedez nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku tregohet se është arritur marrëveshja me lojtarin dhe Benfica.

Manchester United agree transfer for Benfica defender Lindelof

Skuadra angleze është mjaft aktive, pasi që dëshiron të përforcohet për Ligën e Kampionëve.

Goditja e radhës pritet që të jetë sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata.

Objektiv tjetër i madh është ylli tjetër i Real Madridit, Gareth Bale.

Lindelof u kërkua nga shumë skuadra të njohura, por në fund zgjodhi Unitedin.

Lindelof GFX